![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Komuna e Sarajit shtron sofrën e iftarit
Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Forumin Rinor Islam, për të dytën herë me radhë për hirë të muajit të bekuar të ramazanit ka shtruar sofrën e iftarit duke mundësuar që mbi njëqind e pesëdhjetë qytetarë, mysafirë, banorë të kësaj Komune, të ulen në sofër të përbashkët.Kryetari i komunës Blerim Bexheti, në fjalimin e tij duke iu lutur zotit që ta pranojë agjërimin tha se muaji i ramazanit duhet të jetë muaj i tolerancës dhe solidaritetit.Ai përpara të pranishmive tha se komuna që drejton ai gjithmonë do të jetë e hapur për të gjitha aktivitete qofshin kulturore, fetare dhe sportive. Në këtë iftarë përveç misafirëve të shumtë ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti, ndërsa manifestimi ishte i begatuar edhe me ilahi dhe lexime kuranore.





